Hoti priti në takim Bordin e KOSTT-it

Aktuale

Hoti priti në takim Bordin e KOSTT-it

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 12:19
Foto Ilustrim

Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim Bordin e KOSTT-it të kryesuar nga kryesuesi i Bordit, Jeton Mehmeti si dhe Kryeshefin Ekzekutiv, Ilir Shala.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim Bordin e KOSTT-it të kryesuar nga kryesuesi i Bordit, Jeton Mehmeti si dhe Kryeshefin Ekzekutiv, Ilir Shala, me të cilët ka biseduar për zhvillimet e përgjithshme në sektorin e energjisë, stabilitetin energjetik në vend.

Me këtë rast, kryeministri Hoti ka ofruar mbështetjen e Qeverisë së Kosovës duke thënë se stabiliteti energjetik është parakusht për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të vendit, i rritjes së investimeve të brendshme dhe atyre të jashtme dhe në funksion të mirëqenies së qytetarëve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat