Deputetët të pa interesuar, vetëm 45 prej tyre rrinë në sallë kur flitet për Arsimin

Aktuale

Deputetët të pa interesuar, vetëm 45 prej tyre rrinë në sallë kur flitet për Arsimin

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 12:51
Kuvendi

Një orë me vonesë ka filluar seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës.

Pasi që në mungesë të kuorumit dështoi votimi për rezolutën e LVV’së për dialogun, me rend të ditës është vazhduar me interpelancën e LVV’së për ministrin e Arsimit, Ramë Likaj.

Megjithatë, edhe në këtë interpelancë nuk ka pasur interesim të deputetëve, të cilët në sallë kanë qenë të paktë në numër.

Deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu ka kërkuar që të mos ketë vonesa si ajo e sotmja për të nisur seanca.

Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci ka thënë se një gjë e tillë po ndodhë pasi që janë pak deputetë në seancë.

Nagavci tha se në sallë momentalisht ndodhen vetëm 45 deputetë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat