“Vuçiqi shkoi si capi të kasapi!”, Loshi tallet keq me Hotin

Aktuale

“Vuçiqi shkoi si capi të kasapi!”, Loshi tallet keq me Hotin

Nga: A.Zh Më: 19 shtator 2020 Në ora: 09:59
Pamje nga nënshkrimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi në SHBA

Ish-mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Liri Loshi, ka folur për marrëveshjen e nënshkruar në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka ironizuar me kryeministrin e Kosovës, duke ia rikujtuar atij se kishte deklaruar që nga atje do të vinin 13 miliardë investime, e jo një siç po deklaron tani.

Loshi është tallur duke thënë se ai “që e ka hëngër keq në këtë marrëveshje është Aleksandër Vuçiqi”, përcjell Bota sot.

Reagimi i tij në Facebook:

Pse njëherë thanë 13 miliardë dollarë e tash Hoti po thotë vetëm një miliard investime nga marrëveshja në Shtëpinë e Bardhë? Ku mbeten qata 12 miliardë të tjerë?!

“Si mundet me qenë e dëmshme një marrëveshje që arrihet në Shtëpinë e Bardhë?!”

“Si mundet me qenë e dëmshme një marrëveshje që i sjell Kosovës një miliard dollarë investime?”

Këto ishin dy argumentet kryesore të kryeministrit Hoti. Dhe, unë po mendoj se mirë e ka. Hoti ka shkuar të presidenti Trump dhe ka marrë zotimin për një miliard dollarë.

Ai që e ka hëngër keq në këtë marrëveshje është Aleksandër Vuçiqi. Shih ti, me mend në kokë, tu e ditë se presidenti Trump është mik yni, Vuçiqi shkoi si capi të kasapi!

Mori zotimin për 12 miliardë dollarë dhe u kthye në Beograd.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat