Ganimete Musliu: Të bëhen publik emrat e policëve të përfshirë në krim

Aktuale

Ganimete Musliu: Të bëhen publik emrat e policëve të përfshirë në krim

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 20:18
Ganimete Musliu

Njohësit e sigurisë thonë se përfshirja e policëve në krime po ndodhë për shkak të vonesave të institucioneve

Në operacionin e së premtes në Karaçevë, u arrestuan 35 persona që dyshohet që kanë shkelur Ligjin duke u përfshirë në veprimtari kriminale.

Një e treta e këtyre personave të arrestuar, janë zyrtarë të Policisë së Kosovës.

Tre prej tyre janë policë të komunitetit serb.

Është deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu që ka kërkuar nga Policia e Kosovës të ndërprejë angazhimin e këtyre zyrtarëve në këtë institucion.

Përfshirja e zyrtarëve Policor në veprimtari të paligjshme, po konsiderohet si pasojë e vonesës së veprimit të institucioneve tjera.

Nuredin Ibishi, njohës i çështjeve të sigurisë në vend thotë se policia nuk ka mbikëqyrjen e duhur.

Ibishi tutje pohon se këto arrestime po dëmtojnë imazhin e institucionit të Policisë.

Pos këtyre, prej janarit deri në shtator të këtij viti janë arrestuar 15 pjesëtarë të policisë, ndërsa është rekomanduar suspendimi i 42 punonjësve policorë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat