Abrashi beson se do të jetë kandidat i LDK-së për Prishtinën

Aktuale

Abrashi beson se do të jetë kandidat i LDK-së për Prishtinën

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 23:55
Arban Abrashi

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi ka thënë se besimi në LDK është rritur pas Marrëveshjes së Uashingtonit.

“Besimi në LDK pas Uashingtonit dhe disa punëve tjera të mira është rikthyer…Sot pjese dërmuese e elektoratit të LDK-së e dinë se ky koalicion ka qenë i drejtë. Ka pasur shumë dyshime nëse ky koalicion apo prishja e koalicionit paraprak ishte gabim. Sot po i shohim punët e mira që po i bënë kjo qeveri”, tha ai.

Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se qëllim i kësaj parti është që të drejtoj ekzekutivin në mënyrë që sipas tij të kryhen punët e mira të nisura në SHBA.

Ai ka thënë se LDK po synon që në zgjedhjet e ardhshme të fitojë edhe Prishtinën.

“Edhe zgjedhjet e kaluara na është bërë e padrejtë me garën zgjedhore në Prishtinë”.

I pyetur nëse do të jetë ai përsëri kandidatë i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Abrashi nuk ka mohuar ambiciet.

“Besoj që po. Është një vendim i partisë. Do të diskutojmë për këtë temë. Ka edhe një vit kohë”, deklaroi ndër të tjera Arban Abrashi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat