Mësohet kush i hakoi Facebookun Zafir Berishës, Koordinatorit Nacional për Siguri Kibernetike

Aktuale

Mësohet kush i hakoi Facebookun Zafir Berishës, Koordinatorit Nacional për Siguri Kibernetike

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 23:31
Zafir Berisha

Pak orë pasi Zafir Berisha u emërua nga ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu si Koordinator Nacional për Siguri Kibernetike atij iu hakua Facebooku.

Kjo si shenjë për të treguar se Berisha nuk është në gjendje të mbroj profilin e tij e jo më të koordinoi sigurinë nacionale kibernetike.

“MOS M’SHKRUNI MESAZHE SE JA KTHEJ FACEBOOKUN, AS QE JOM TU E KONTROLLU. VETEM VLERSONE JU SE NDOR TKUJT KA MET SIGURIA KIBERNETIKE

PERNDRYSHE, KOM RESPEKTE PER CDO KEND QE ESHTE NE LUFTE AMA NUK SHKON PSE KE LUFTU TASH MU BO MILIONER E 100 POSTE ME I MARR !”, thuhet në mesazhin që i ka lënë hakeri.

Ndërsa, pasi ka bllokuar komentet në status, aty ka publikuar edhe një videomesazh. Kjo nga një grup i hakerëve i quajtur “Darkweb”.

“Ne jemi Darkweb, ju nuk mund të na ndaloni, ky është vetëm fillimi”, thuhet në këtë videomesazh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat