Hoti paralajmëron shtrëngim të masave si parapërgatitje për valën e dytë të Covid-19

Aktuale

Hoti paralajmëron shtrëngim të masave si parapërgatitje për valën e dytë të Covid-19

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 10:18
Avdullah Hoti

(E plotësuar) -Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti gjatë një vizite të tij në Shërbimin Spitalor të Kosovës ka thënë se situata me pandeminë në Kosovë është përmirësuar, mirëpo ka potencuar se Kosova duhet të përgatitet  për valën e dytë e cila tashmë ka përfshirë disa vende në Evropë.

“Jemi në rrugë të mbarë. Para dy muajve 30-40 përqind e qytetarëve nuk besonin se ky virus është i rrezikshëm, tani situata është krejtësisht ndryshe”, është shprehur Hoti.

Ai ka paralajmëruar se mund të ketë shtrëngim të masave në mënyrë që vendi të përgatitet më mirë për valën e dytë dhe të menaxhojë këtë situatë të kontrolluar të pandemisë.

“Lutem që kjo situatë  që është krijuar tashmë një lloj kontrolli mbi pandeminë të vazhdojë dhe të shtrëngojmë ndoshta masat që të përgatitemi për vjeshtë. E di që ministri ka presione të ndryshme bga kuadro të ekonomisë e shoqërisë, arsimit e sportit, por për mua është e rëndësishme të balancojmë të gjitha çështjet, por duke vendosur jetën e qytetarëve në rend të parë. Siç po e shohim vala e dytë është kthyer në Evropë, ne po bëhemi gati që të jemi të përgatitur”, u shpreh Hoti.

I pari i qeverisë, paralajmëroi se spitali për Covid do të bëhet gati për vjeshtë.

“Objekti duhet të bëhet gati që besoj për vjeshtë. Vaksinimi duhet të fillojë sa më shpejtë”, theksoi kryeministri Hoti, duke shtuar se situata tani është më e mire duke i parë se si në rrugë dhe në shkolla  po respektohen rregullat anti-Covid.

***

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka zhvilluar një takim me drejtorët e SHSKUK-së.

Nga aty, Hoti foli për mundin që po bëjnë punëtorët shëndetësor. Tha se rënia e numrit të të infektuarve  ka dhënë qetësi.

Hoti për këtë ka falënderuar personelin shëndetësor. Ai ka thënë se ka një ngritje të vetëdijesimit nga qytetarët

“Kur vini në mëngjes ju përballeni me rrezik, ndryshe nga ne që jemi në zyre, prandaj iu falënderoj. Rënia e shifrave na ka dhënë pak shpresë dhe qetësi shpirtërore dhe për këtë iu falënderoj. Vaksinimi besoj se do të filloj me kohë, për fëmijët dhe grupet e rrezikuara. Është rritur vetëdijesimi i qytetarëve, ku 40 për qind nuk besonin se ka rrezik dhe nëse shkoni në shkolla i shihi fëmijët dhe prindërit që i respektojnë masat.

Në këtë drejtim në kuadër investimeve kemi futur edhe sistemin shëndetësor për të krijuar një buxhet në mënyrë që të krijojmë kapacitete mbrojtëse. Iu shpreh ngushëllime familjeve që kanë humbur jetën në luftën ndaj COVID, dhe uroj shërim të sëmure”, tha ai.

Ministri Zemaj: Na duhet progres, ata që janë lodhur nga dinamika e punës të japin përgjegjësi

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka zhvilluar një vizitë në QKUK së bashku me kryeministrin Avdullah Hoti.

Nga ana e tij, Zemaj ka thënë se këta 3 muaj na kanë treguar qartë se cili është organizimi shëndetësor në Republikën e Kosovës.

“Ky menaxhim i përbashkët kundër pandemisë, por edhe ofrimi i shërbimeve për qytetarët e Kosovës ka treguar se duhet të avancojmë në këtë drejtim. Neve na duhet progres, ata që janë të lodhur dhe nuk munden me përcjellë dinamikën e punës duhet të jenë përgjegjës dhe të kryejnë punën me etike dhe moral. Këtë dinamizëm do ta rrisim me llogaridhënie me performancë në interes të shëndetit publik, jo vetëm në aspektin e luftimit të pandemisë, tash jemi në një fazë që na është dhënë mundësia të marrim frymë më lirshëm, jeni të përgjegjshëm por këtë llogaridhënie do ta ngritni në gjithë nivelin”, ka thënë Zemaj.

“Ky është interes i të gjithëve, ta shfrytëzojmë këtë rast që bashkërisht të eliminojmë defektet. Në ngritjen e synimeve tona, ne kemi avancu në plane konkrete, tash do të kemi një dinamikë tjetër”, ka theksuar tutje ai.

Zemaj më tej ka kërkuar që të jenë të gjithë të përgjegjshëm t’i ndajmë përgjegjësitë të tregojmë më të mirën e mundshme në të gjitha nivelet, që i ka republika e Kosovës.

 ***

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, që po qëndron për një vizitë në QKUK, ka se tani me fillimin e vjeshtës duhet të fillojë vaksionimi i qytetarëve kundër gripit sezonal.

Hoti ka thënë se edhe në familjen e tij janë më të relaksuar kur shohin se si po bien shifrat.

Ndërsa ka thënë se jo vetëm punëtorët shëndetësor por të gjithë po punojnë nga 24 orë gjatë kësaj kohe, por se normalisht sistemi shëndetësor dhe punonjësit aty janë të parë që përballen me Covid-19.

Në kuadër të një plani kemi komunikuar me ministrinë, për të krijuar një hapësirë në buxhet në mënyrë që të krijojmë kapacitete fizike edhe në ditët në vazhdim.

“Ju falenderoj për punën që po bëni. E di që ministri ka presione të shumta nga grupe të ndryshme të interesit, por për mua është tepër e rëndësishme të balancojmë situatën, por për mua e rëndësishme është jeta e qytetarëve”, tha Hoti.

Ai ka thënë se tani kur në shumë vende evropiane është kthyer vala e dytë , duhet të shtohet kujdesi e duhet të jemi më të përgatitur.

Në anën tjetër Hoti ka theksuar se do të përpiqen që të vazhdojnë shtesat për punëtorët shëndetësor edhe më tej.

***

Kryeministri i vendit Avdullah Hoti sot gjatë ditës do të vizitojë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK) ku do të pritet nga ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm Valbon Krasniqi.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat