Kryediplomatja Haradinaj-Stublla takohet me ambasadorin e Hugarisë, ja çfarë diskutuan

Aktuale

Kryediplomatja Haradinaj-Stublla takohet me ambasadorin e Hugarisë, ja çfarë diskutuan

Nga: A.Morina Më: 22 shtator 2020 Në ora: 13:43
Foto gjatë takimit

Ministrja Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Meliza Haradinaj Stublla, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, József Bencze.

Haradinaj-Sutblla në këtë takim ka falënderuar shtetin hungarez për mbështetjen e madhe që ka dhënë për Kosovën në proceset shtetndërtuese.

“Biseduam për domosdoshmërinë e vazhdimit dhe thellimit të bashkëpunimit tonë ndërshtetëror në fusha të interesit të përbashkët, në veçanti në bashkëpunim ekonomik.”, deklaroi Haradinaj-Stublla, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

Prita sot në një takim të parë njoftues Ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, József Bencze.

Shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e madhe që shteti hungarez ka dhënë për Kosovën në proceset tona shtetndërtuese, sidomos në përkrahjen e tyre për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Biseduam për domosdoshmërinë e vazhdimit dhe thellimit të bashkëpunimit tonë ndërshtetëror në fusha të interesit të përbashkët, në veçanti në bashkëpunim ekonomik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat