Anëtari i PDK-së i krahason deklaratat e Kurtit me deklaratat e Serbisë

Aktuale

Anëtari i PDK-së i krahason deklaratat e Kurtit me deklaratat e Serbisë

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 10:34
Albin Kurti

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka thënë se deklaratat e kreyt të VV'së, Albin Kurtit, gjithmonë janë në përputhje me deklaratat e Serbisë.

Ai përmes një shkrimi në Facebook, shkruan se Kurti ka luftuar gati njejtë sa Aleksandër Vuqiqi, Ivica Daqiqi, Vojisllav Shesheli, e plotë të tjerë kundër Kosovës.

Tutje, ai shton se as aktivistët e partisë së tij nuk kanë më nerva të dëgjojnë konspiracione dhe paranoja nga ai.

Shkrimi i plotë:

Deklaratat e Albin K. gjithmonë janë në përputhje me deklaratat e Serbisë

Miq të mi!

Nëse e shikoni linjën e deklaratave të Albin K. të bëra përgjatë aktivitetit të tij politik – ato gjithmonë janë në përputhje me deklaratat e Serbisë ose i shkojnë shumë përshtat Serbisë.

Kundër Republikës së Kosovës ka folur dhe e ka luftuar gati njejtë sa Aleksandër Vuqiqi, Ivica Daqiqi, Vojisllav Shesheli, e plotë të tjerë secili më i zi se tjetri. Njejtë si ta ka folur edhe kundër miqëve amerikanë, sa herë e ka pasë rastin.

Edhe sot prapë i njejtë.

Deklaratat e tij të mbushet mendja që po i përgatitin në Serbi.

Askush deri më sot nuk e din përgjigjen lidhur me dosjet e Gjykatës Speciale, por ky njeri i kapluar nga konspiracionet dhe paranojat – ka përgjigje për gjithçka.

As aktivistët e partisë së tij nuk kanë më nerva të dëgjojnë konspiracione dhe paranoja.

Ky njeri që dikur çirrej në Kuvend >mos e votoni Specialen se nuk ju dorëzojmë< – sot nuk mundet ta mbajë maskën më gjatë. Të gjithë e dijmë se ai po rrin në një këmbë për eleminime politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat