PDK thotë se vendimet për ndërtimin e Minierës së Re të KEK-ut janë të dyshimta

Aktuale

PDK thotë se vendimet për ndërtimin e Minierës së Re të KEK-ut janë të dyshimta

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 16:50
Bajrush Xhemjali

Të dyshimta i ka quajtur Partia Demokratike e Kosovës vendimet për ndërtimin e Minierës së Re të Korporatës Energjetike të Kosovës. Sipas PDK-së, edhe nga ish-kryeministri Haradinaj, pastaj Kurti dhe tani Hoti, është vendosur të ndërtohet Miniera e Re në drejtim të gabuar, në fushën e qymyrit në VeriN1 e jo në fushën Jug që ishte pronë e KEK-ut.

Deputeti i PDK-së, Bajrush Xhemjali, në një konferencë për media tha se një vendim i tillë është në dëm të madh ekonomik për buxhetin dhe qytetarët.

Xhemajli: Vendimi për Minierën e Re në fushën në veri është në dëm të ekonomisë

“Ky është një vendim me dëm të madh ekonomik për buxhetin dhe qytetarët sepse rezultatet e studimeve të tre kompanive të përfshirja tregojnë përparësitë e padiskutueshme të fushës së Jugut ku mbi 90% e tokës në fushën e Jugut është tokë e KEK-ut”, tha ai.

Ai tha se fillimisht Qeveria Haradinaj ka marrë një vendim të parë të drejtë që parasheh hulumtimet në fushën Jug, por që pastaj e ka anuluar dhe ka shkuar drejtë fushës VeriN1.

Xhemajli tërhoqi vërejtjen se ky vendim pa bazë ligjore sot po vihet në zbatimdhe po detyron KEK-un që të braktisë pronën e vet.

Xhemajli: KEK po braktis pronën e vet

“Sot ky vendim skandaloz po vihet në zbatim, përkundrejt faktit se vendimi është pa bazë ligjore, pa ekspertizë kërkimore dhe në kundërshtim me vendimin e Bordit të KEK-ut. Ky vendim antiligjor i Qeverisë, e detyron KEK-un, që ta braktisë pronën e vet në fushën Jug dhe të filloj me shpronësimin e tokave në Fushën Veri N1”, tha ai.

Sipas tij, ky vendim shkel parimet e ekonomisë së tregut të lirë, që siç tha ai, ka eliminuar konkurrencën e lirë duke e kthyer Kosovën prej ekonomisë së tregut të lirë në një ekonomi të centralizuar.

Me këtë rast, ai tha se PDK i bënë thirrje qeverisë që të marrë drejtimin e duhur për krijimin e Minierës së Re në fushën Jug dhe mos të dëmtojë resurset nacionale.

Xhemajli: Qeveria të marrë drejtimin e duhur

“Ne i bëjmë thirrje Qeverisë që të marrë drejtimin e duhur për krijimin e ‘Minierës së RE’ në Fushën JUG, e mos të dëmtojë, në mënyrë të pariparueshme, resurset nacionale. Në të kundërtën, nëse vazhdon kjo rrugë e nisur, provohet qarte se Qeveria Hoti synon të vazhdojë një rrugë të abuzimit të parave të shtetit, përmes korrupsionit i cili do t’i kushtojë qindra milionë euro qytetarëve taksapagues”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat