Shtyhet takimi Rama-Hoti, shkak seanca e Kuvendit të Kosovës

Aktuale

Shtyhet takimi Rama-Hoti, shkak seanca e Kuvendit të Kosovës

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 19:53
Hoti dhe Rama

Takimi mes kryeministrit të vendit Edi Rama dhe homologut të tij në Kosovë, Avdullah Hoti është shtyrë për në datën 2 tetor.

Hoti ka lajmëruar përmes një postimi për takimin e planifikuar këtë të premte, se do të shtyhej për shkak të seancës së Kuvendit të Kosovës. Sipas tij, shtyrja e takimit u ra dakord me Ramën, duke e falënderuar për mirëkuptimin.

“Për shkak të seancës së Kuvendit të Kosovës, u dakorduam me Kryeministrin Rama që mbledhjen e përbashkët të dy qeverive tona, të paraparë për këtë të premte, ta mbajmë më 2 tetor. E falënderoj Kryeministrin Rama për mirëkuptimin dhe dy ekipet tona për përgatitjen e mbledhjes”, shkruan Hoti në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat