Ramadani: Moszbatimi i zotimeve ndaj Amerikës mund të kushtojë shtrenjtë

Aktuale

Ramadani: Moszbatimi i zotimeve ndaj Amerikës mund të kushtojë shtrenjtë

Nga: A.Morina Më: 23 shtator 2020 Në ora: 20:47
Shkodran Ramadani

Shkodran Ramadani, njohësi i çështjeve poltike, ka deklaruar se Marrëveshja e Washingtonit nuk është marrëveshje klasike ku palët nënshkruajnë të njejtin dokument.

Ai tha se kjo marëveshje është zotim individual i Serbisë dhe Kosovës ndaj Amerikës dhe nëse palët nuk u përmbahen zotimeve vështirë se shpëtojnë pa pasoja.

"Ndërkohe, moszbatimi i zotimeve ndaj Amerikës kërkon një guxim i cili mund të kushtojë shtrenjtë më vonë. Prandaj, mos u kapni për teknikalitete, po përqendrohuni në substancën e saj", tha ndër të tjera Ramadani, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

"Marreveshja e Washingtonit" ndoshta nuk eshte marreveshje klasike ku palet nenshkruajne te njejtin dokument. Ajo ndoshta eshte zotim individual i Serbise dhe Kosoves ndaj Amerikes, mirepo ne praktike eshte marreveshje sepse prodhon te njejtat efekte dhe sepse kerkohet zbatimi i pikave qe kane te bejne me Kosoven e Serbine. Madje madje, eshte me efikase sepse palet qe nuk u permbahen zotimeve ndaj nje shteti te fuqishem si ShBA-ja, veshtire se shpetojne pa pasoja. Psh nese vec Serbia e Kosova nenshkruajne, pa nje pale te trete te forte, palet mund te mos zbatojne marreveshjen dhe te mos perballen me pasoja sepse asnjera pale nuk e ka forcen te ndeshkoje tjetren per nje gje te tille dhe nuk mund te garantoje realizimin e saj. Nderkohe, moszbatimi i zotimeve ndaj Amerikes kerkon nje guxim i cili mund te kushtoje shtrenjt me vone. Prandaj, mos u kapni per teknikalitete, po perqendrohuni ne substancen e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat