Hoti thërret konferencë për media

Aktuale

Hoti thërret konferencë për media

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 09:18
Avdullah Hoti

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thirrur për sot një konferencë për media.

Konferenca do të mbahet me fillim prej orës 11:00 në ndërtesën e qeverisë.

Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga zyra e kryeministrit.

Sidoqoftë, aty nuk specifikohet arsyeja pse është thirrur konferenca në fjalë.

“Kryeministri Avdullah Hoti do të mbajë konferencë për media. VENDI: Ndërtesa e Qeverisë

KOHA: 11:00”, thuhet në komunikatën për media. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat