“Asociacioni në paktin final”/ Hoti: Në 2 tetor, marrëveshje për hekurudhën Serbi-Kosovë që lidhet me Durrësin

Aktuale

“Asociacioni në paktin final”/ Hoti: Në 2 tetor, marrëveshje për hekurudhën Serbi-Kosovë që lidhet me Durrësin

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 20:13
Avdullah Hoti

Pjesë e marrëveshjes finale Kosovë- Serbi do të jetë edhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Kështu ka thënë në një intervistë për Top Channel, Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, por i cili tregon se në këtë fazë nuk do të merren me hartimin e statutit të tij, pasi shton se ai i komisionit në Bruksel nuk e kishte përfunduar asnjëherë.

Ndërsa nuk pranon se do ta përdorë si kartë jetësimin e tij për njohjen reciproke.

Por, ai insiston se nuk do të pranoj të shtrohet si temë në tavolinë të diskutimeve edhe dialogu ndërpritet si pasojë e kushtëzimit serb.

Kryeministri ka folur për investimet amerikane, duke treguar se investimet do të vijnë varësisht nga gatishmëria e Qeverisë për të aplikuar me projekte konkrete.

Për takimin mes dy Qeverive shqiptare me 2 tetor, ai ka treguar se do të nënshkruhet edhe një marrëveshje për linjën hekurudhore që do ta lidh Kosovën e Serbinë me Portin e Durrësit.

Ndërsa është në pritje të ftesës së udhëheqve rajonale për të marrë pjesë në jetësim e mini shengenit Ballkanik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat