“Thikat mbi harta”, Hashim Thaçi ka një kërkesë për Albin Kurtin

Aktuale

“Thikat mbi harta”, Hashim Thaçi ka një kërkesë për Albin Kurtin

Nga: D.RR Më: 24 shtator 2020 Në ora: 21:17
Hashim Thaçi dhe Albin Kurti

Duke folur për marrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë, presidenti i Kosovës ka thënë se për ato marrëveshje kishte punuar vet që një kohë të gjatë.

Mirëpo ai i ka përmendur edhe thikat mbi harta, të cilat i kishte thënë ish kryeministri Kurti.

Për këtë të fundit, Thaçi ka kërkuar që të kërkojë falje për të gjithë popullin, për shqetësimin që ka shkaktuar Kurti, gjithnjë sipas Thaçit.

“Ka pasur individë që kanë deklaruar se në Shtëpinë e Bardhë ka thika mbi harta dhe do të ketë ndarje. Ai duhet t’i kërkojë falje të gjithë popullit të Kosovës për shqetësimin dhe panikun që ka shfaqur”, ka thënë Thaçi në Pressing, transmeton “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat