Lajm i mirë nga IKSHPK-ja, ulje drastike e të infektuarëve me COVID-19

Aktuale

Lajm i mirë nga IKSHPK-ja, ulje drastike e të infektuarëve me COVID-19

Nga: N.Sh. Më: 25 shtator 2020 Në ora: 15:05
Foto ilustrim

Insituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar edhe për 46 raste të reja me Coronavirus në Kosovë.

Sipas Institutit janë 101 raste të shëruara.

Kurse gjatë 24 orëve ka ndërruar jetë vetëm një person si pasoj e covidit.

Postimi i plotë:

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me  metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 664 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 46 raste pozitive. Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 15.379 raste nga 64.894 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 617 raste të vdekjes. 

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 101 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.088 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.674.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 15 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste,  komuna Gjakovë 5 raste, komuna Mitrovicë 5 raste, komuna Podujevë 4 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Gjilan 2 raste, komuna Pejë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Ferizaj dhe Malishevë.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat