Analisti politik, Petrit Zogaj, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se sikur Nasim Haradinaj e Hysni Gucati bashkë me OVL-në do të kundërshtonin qeverisjet korruptive që bashkëluftëtarët e tyre bënin, me siguri sot nuk do të ishin arrestuar.
Sipas Zogajt, Hardinaj e Gucati, ishin në funksion të strukturave që kanë prodhuat krim dhe korrupsion për vite të tëra.
Ja shkrimi i tij:
Sikur Nasim Haradinaj e Hysni Gucati bashkë me OVL-në do të kundërshtonin qeverisjet korruptive që bashkëluftëtarët e tyre bënin, me siguri sot nuk do te ishin arrestuar.
Por, në vend të atyre kundërshtive në këto dy dekada, OVL ka qenë në funksion, me vetedije besoj, të atyre strukturave që kanë prodhuar krim dhe korrupsion.