Gjykata Speciale deklarohet për arrestimin e Hysni Gucatit, ja çka thonë

Aktuale

Gjykata Speciale deklarohet për arrestimin e Hysni Gucatit, ja çka thonë

Nga: P.R Më: 25 shtator 2020 Në ora: 20:36
PoHetuesit e Gjykatës Speciale në bashkëpunim me Policinë e EULEX-it dhe atë të Kosovës, kanë bastisur zyrat e OVL-së së UÇK-së në Prishtinë

Gjykata Speciale përmes një komunikate për media, ka konfirmuar arrestimin e kreu të OVL-së, Hysni Gucatit.

Por nga Specialja nuk kanë treguar arsyen pse është arrestuar Gucati.

“Hysni GUCATI u arrestua sot në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletarrestimi dhe urdhri për transferim, të lëshuara nga një gjykatës i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës”, thuhet në komunikatë, përcjellë “Bota sot”.

“Sipas Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, policia në kuadrin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar ka autoritetin dhe përgjegjësinë që të ushtrojë kompetencat që i janë dhënë policë së Kosovës sipas ligjeve të Kosovës. Në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar gjithashtu përcaktohet se personi kundër të cilit Dhomat e Specializuara kanë lëshuar fletarrestim, merret në ndalim. Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) dha mbështetje operative dhe logjistike për ZPS-në, në pajtim me mandatin e vet dhe me legjislacionin e Kosovës. Edhe Policia e Kosovës (PK) dha mbështetje operative për ZPS-në”, përfundon komunikata nga Gjykata Speciale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat