Komunat humbin 5.2 milionë euro shkaku i një vendimi të Goran Rakiqit

Aktuale

Komunat humbin 5.2 milionë euro shkaku i një vendimi të Goran Rakiqit

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 14:38
Goran Rakiq

Komunat e Kosovës do të humbin 5.2 milionë euro, shkaku i vendimit të Ministrit të Pushtetit Lokal, Goran Rakiq, për shkëputjen e marrëveshjes tripalëshe në mes të kësaj ministrie, komunave dhe Helvetas Swiss Cooperation në Kosovë.

Lajmin për media e kanë konfirmuar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës.

“AKK shpreh shqetësim dhe nuk pajtohet me vendimin e Ministrit të Pushtetit Lokal (MPL) dhe e konsideron akt të paprecedentë dhe shpreh shqetësim lidhur me vendimmarrjen e njëanshme të MPL për shkëputjen e kontratës me donator për skemën e granteve për komuna e ku komunat do humbin 5.2 milion EUR”, kanë deklaruar nga Asociacioni.

AKK’ja ka kërkuar nga kryeministri Avdullah Hoti që të ndërmarrë veprime për të shtruar në përgjegjësi gjithë akterët që kanë ndikuar për një situatë të tillë si dhe ndaj zyrtarëve të lartë të MPL-së që kanë bërë deklarata fyese për Kryetarët e Komunave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat