VV e vetme në opozitë? Abazi: Vrasje për demokracinë nëse humbësit e zgjedhjeve bëhen bashkë

Aktuale

VV e vetme në opozitë? Abazi: Vrasje për demokracinë nëse humbësit e zgjedhjeve bëhen bashkë

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 22:45
Lëvizja Vetëvendosje

Ish-zëvendës kryeministri i Kosovës, Haki Abazi thotë se me rrëzimin e qeverisë Kurti, të gjitha makinacionet janë vënë në veprim për ta mirëmbajtur kapjen e shtetit.

Në një lidhje nga SHBA për ”RTV Ora”, Abazi tha se ata që kanë humbur zgjedhjet, bëhen bashkë për të penguar Ökapjen e shtetut nga krimi dhe korrupsioni.

Haki Abazi: ”Me rrëzimin e qeverisë Kurti, të gjitha makinacionet janë vënë në veprim për ta mirëmbajtur kapjen e shtetit. Nuk do të më habiste sikur ata që kanë humbur zgjedhjet, të bëhen bashkë për të parandaluar atë që kemi bërë premtim elektoral para qytetarëve, të mos realizohet. Ajo ka qenë çkapja e shtetit nga krimi dhe korrupsioni.”

Sipas tij, do t’i humbiste kuptimi demokracisë nëse humbësit e zgjedhjeve bën bashkë.

Haki Abazi: ”Do ishte vrasje mbi demokracinë sikur të bëhshin bashkë për ta parandaluar ndryshimin që shumica e qytetarëve e kanë kërkuar. Do t’i humbiste kuptimi demorkacisë që të gjithë humbësit e zgjedhjeve të bëhen bashkë, dhe mendoj se është çmim që do e paguajë herët a vonë kushdo që do mundohet të orkestrojë mbi vullnetin qytetar të votuesve kosovarë. E dinë qytetarët se këta që po bëhen bashkë duan të vonojnë ardhjen e Lëvizjes Vetëvendosje në qeveri.”

Për Abazin, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka qenë ndonjëherë pa mjete për ta parandaluar të keqen, dhe se do tentojë me çdo mënyrë që të ruhet demokracia dhe kushtetuta.

Haki Abazi: ”Lëvizja Vetëvendosje nuk ka qenë ndonjëherë pa mjete për ta parandaluar të keqen. LVV është forca e parë parlamentare dhe të do të tentojmë me të gjitha mënyrat që të ruajmë  demokracinë dhe zbatimin e kushtetutës. Kjo nuk e zhvesh nga përgjegjësia asnjë individ që mbart poste poste përgjegjëse, sidomos Gjykata Kushtetuese, e cila duhet të veprojë për të ruajtur kushtetueshmërinë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat