Ish-ushtaraku i UÇK-së i reagon ashpër Albin Kurtit, i del në mbrojtje kryeministrit Hoti: Disa nga deputetët e VV-së janë provokues

Aktuale

Ish-ushtaraku i UÇK-së i reagon ashpër Albin Kurtit, i del në mbrojtje kryeministrit Hoti: Disa nga deputetët e VV-së janë provokues

Nga: N. H Më: 27 shtator 2020 Në ora: 14:04
Avdullah Hoti dhe Albin Kurti

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hafir Hoxha, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se nuk i takon ish-kryeministrit Albin Kurti që të injorojë e nënçmojë kryeministrin aktual të vendit, Avdullah Hoti, duke ia devijuar mbiemrin Hoti në Koti.

Ai thotë se një vërejte të tillë e kishte edhe për disa nga deputetët e tjerë të VV-së, mirëpo, thotë se kohëve të fundit edhe Kurti po bën të tilla gjeste.

Ndërsa, potencon se disa nga deputetët e VV-së janë edhe provokues.

Ja shkrimi i tij:

Image
Hafir Hoxha

Nuk i takon Albinit, nuk është niveli i ti që të injoron e nënçmon një kryeministër të vendit duke ia devijuar mbiemrin e ti nga Hoti në Koti.

Kam pas respekt ndaj Albinit por kisha edhe vërejtje që disa deputetë dhe zyrtarë të VV-së janë «agjami» e besa edhe provokues!

Kohën e fundit gjeste të tillë po bën edhe vet Albini duke e perzi me kritika, vërejtje e sugjerime edhe xhelozin, inatet, injorancën edhe fyerjen qe ja humbin ato efektin e kritikës konstruktive kur përdor fjalor me elementet e lartpërmendura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat