Hoti mbledh ministrat të hënën, këto janë pikat që do të diskutohen

Aktuale

Hoti mbledh ministrat të hënën, këto janë pikat që do të diskutohen

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 14:11
Qeveria e Kosovës

Qeveria Hoti pritet që nesër të mbajë mbledhjen e saj të rregullt.

Kjo mbledhje, e cila është e 33-ta me radhë, është planifikuar të fillojë në orën 08:30 në ndërtesën e qeverisë.

Në mesin e 30 pikave që do të diskutohen nga kabineti qeveritar në këtë mbledhje, është edhe shqyrtimi i Projektligjit për Identifikimin Elektronik dhe Shërbimet e Besuara në Transaksionet Elektronike, si dhe shqyrtimi i Propozim-vendimit për Planifikimin dhe zbatimin e Programit për Rimëkëmbje Ekonomike, Masa 10 – Mbështetje Financiare për Projektet dhe iniciativat që synojnë përmirësimin e pozitës së gruas në shoqëri dhe ekonomi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat