18 vjet nga sulmi me granatë dore ndaj gazetës “Bota sot”, Mazrekaj: Stafi dhe familja ime shpëtuam mrekullisht

Aktuale

18 vjet nga sulmi me granatë dore ndaj gazetës “Bota sot”, Mazrekaj: Stafi dhe familja ime shpëtuam mrekullisht

Nga: A.Zh Më: 27 shtator 2020 Në ora: 15:45
Botuesi i gazetës “Bota sot” Xhevdet Mazrekaj para Gjykatës Federale në Zvicër tri vjet më parë

Janë bërë 18 vjet që kur redaksia e gazetës kombëtare “Bota sot” në Zvicër, ishte kërcënuar me granatë dore. Granata e prodhimit rus kishte fuqi të madhe shpërthyese dhe ishte përgatitur për eksplodim.

Por, fatmirësisht ajo nuk kishte shpërthyer dhe nuk kishte asnjë të lënduar nga rasti në fjalë. Ngjarjen e 27 shtatorit 2002, e ka kujtuar edhe botuesi i gazetës “Bota sot” Xhevdet Mazrekaj.

Ai ka publikuar disa fotografi të tri viteve më parë që ishin realizuar para Gjykatës Federale në Zvicër.

Mazrekaj ka treguar se 14 vite pas ngjarjes, policia zvicerane kishte kapur dorasin dhe e kishte dënuar me 10 vjet burg.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Fotografi të realizuara tri vite më parë para Gjykatës Federale në Zvicër.

Pjesëmarrës në seancën e gjykimit të personit, i cili më 27 shtator të vitit 2002 kishte dërguar në adresë të gazetës “Bota sot”, një granatë dore të prodhimit rus me fuqi të madhe shpërthyese dhe të përgatitur për eksplodim.

Stafi i gazetës dhe familja ime shpëtuam mrekullisht.

14 vite pas kësaj ngjarjeje policia zvicerane arriti të kapë dorasin dhe Gjykata Federale ia shqiptoi dënimin prej 10 vitesh burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat