​LVV e LDK akuzojnë njëra-tjetrën për bllokim të punës së Komisionit Hetimor rreth privatizimit

Aktuale

​LVV e LDK akuzojnë njëra-tjetrën për bllokim të punës së Komisionit Hetimor rreth privatizimit

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 12:38
Foto Ilustrim

Komisioni Hetimor parlamentar lidhur me privatizimin në Kosovë ka miratuar listën me katër emra të ekspertëve të jashtëm për hetimin e procesit, edhe pse nuk janë bërë publik emrat e tyre.

Megjithatë për përzgjedhjen e tyre pati përplasje ndërmjet kryesuesit të këtij Komisioni, Hajrullah Çeku të Lëvizjes Vetëvendosje dhe anëtares Doruntinë Maloku nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke akuzuar njëri tjetrin për bllokimin e punës së këtij Komisioni.

Komisioni vendosi që intervistat me dëshmitarë të fillojnë nga data 12 tetor.

Kujtojmë se në muajin korrik është takuar për herë të parë ky Komision.

Javë më parë, me 77 vota për, Kuvendi i Kosovës formoi Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë, i cili do të ketë 11 anëtarë.

Deputeti Bedri Hamza, kishte thënë se PDK ka paraqitur këtë nismë në mënyrë që ngjarjet që kanë ndodhur rreth privatizimit të bëhen publike, të vërtetat e të pathënat, por edhe të eliminohen paragjykimet që janë ofruar qytetarëve të Kosovës.

“Kush privatizoi e kush përfitoi nga procesi i privatizimit në Kosovë, me emër e mbiemër të bëhen publike personat fizikë dhe juridikë, të lidhur me politikën, qofshin edhe politikanë, si dhe të specifikohet objekti dhe vlera e privatizimit. Cila është lista e ndërmarrjeve të privatizuara deri më tani, cili është roli i qeverisë ndër vite të privatizimit”, kishte deklaruar ai në seancën e votimit të këtij Komisioni. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat