Pacolli: Deputetët e pozitës po pengojnë punën tonë përmes Kryetares së Komisionit për Punë të Jashtme

Aktuale

Pacolli: Deputetët e pozitës po pengojnë punën tonë përmes Kryetares së Komisionit për Punë të Jashtme

Nga: G.B Më: 28 shtator 2020 Në ora: 17:45
Fitore Pacolli

Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, ka thënë se deputetët e kanë detyrë ta mbikëqyrin punën e qeverisë dhe këtë nuk po e bëjnë deputetët e pozitës, të cilët përveç kësaj po i pengojnë edhe nismat e opozitës.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se përmes Kryetares së Komisionit për Punë të Jashtme në mënyrë të jashtëligjshme nuk sjellin në Komision për shqyrtim asnjë nga kërkesat e tyre, përcjell Bota sot.

Ajo ka thënë se sot mezi pranuan të shqyrtojnë kërkesën tonë për raportim të z. Hoti në Komisionin për Punë të Jashtme, por votuan KUNDËR.

Postimi i saj i plotë:

Deputetët e Kuvendit kanë detyrë të mbikëqyrin punën e qeverisë. Deputetët e pozitës jo vetëm që nuk e mbikëqyrin por edhe pengojnë nismat tona që ne deputetët e opozitës inicojmë.

Përmes Kryetares së Komisionit për Punë të Jashtme në mënyrë të jashtëligjshme nuk sjellin në Komision për shqyrtim asnjë nga kërkesat tona. Ne duhet të insistojmë që Kryetarja të kryej punën e saj.

Sot, mezi pranuan të shqyrtojnë kërkesën tonë për raportim të z. Hoti në Komisionin për Punë të Jashtme, por votuan KUNDËR. Me votën e tyre kundër po mundohen të mbulojnë dëmin që ky kryeministër ilegal e frikacak po i bën vendit dhe po i hap rrugën Serbisë për Washington e BE.

Kuvendi i Kosovës ka nevojë për deputetë që mbrojnë interesat e shtetit dhe sovranitetin e vendit e jo të mbrojnë kryeministrin ilegal e nënshtrues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat