Sipas Haxhiut drafti i Kodit Civil nuk duhej të mbështetej nga Kuvendi

Aktuale

Sipas Haxhiut drafti i Kodit Civil nuk duhej të mbështetej nga Kuvendi

Nga: A.Z Më: 29 shtator 2020 Në ora: 11:30
Albulena Haxhiu

Ish-ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se në Komisionin për Legjislacion, sot do të trajtohet drafti i Kodit Civil.

Ajo më tej ka shtuar se nenet që janë të paraqitura, qeveria ka pasur për synim t'i ndryshojë, por fatkeqësishtë punët e mira që i nisëm, përkohësisht i ndalën por shumë shpejt ato do të vazhdojnë,shkruan Haxhiu në një postim në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Në Komisionin për Legjislacion, sot trajtohet drafti i Kodit Civil.

Padyshim që Kodi Civil është ndër dokumentet më të rëndësishme por drafti që është proceduar në Kuvend nga Ministria e Drejtësisë nuk do të duhej të mbështetej.

Përveç tjerash, në këtë draft, në librin e katërt ku rregullohet familja, lidhur me pasurinë e përbashkët ndërmjet bashkëshortëve ka paraparë kontratën paramartesore ose martesore.

Në vend se nenet të mbeteshin sikur në ndryshimin e vitit 2019, ku pasuria ndërmjet bashkëshortëve ndahet 50/50, si dhe njihet kontributi i grave në shtëpi, tani do t'i detyrojnë çiftet të hyjnë në pazar njëri me tjetrin! Propozimi i Ministrisë së Drejtësisë, assesi nuk duhet të kalojë në Kuvend, është diskriminues dhe i padrejtë.

Po ashtu tek libri i pestë, e që rregullohet trashëgimia, nuk ka asnjë nen që e ndryshon gjendjen aktuale, ku sipas raporteve vetëm 4% e grave trashëgojnë pronë.

Kur mungon vullneti, rritet e vazhdon shtypja e diskriminimi ndaj vajzave dhe grave.

Qeveria jonë ka pasur për synim që gjitha këto nene t'i ndryshojë. Fatkeqësisht punët e mira që i nisëm, përkohësisht i ndalën por shumë shpejt ato do të vazhdojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat