Tahiri: Është e qartë si drita se qeveria e Avdullah Hotit nuk mund të qeverisë

Aktuale

Tahiri: Është e qartë si drita se qeveria e Avdullah Hotit nuk mund të qeverisë

Nga: A.SH Më: 29 shtator 2020 Në ora: 11:47
Avdullah Hoti

Deputeti i PDK-së, Ablerad Tahiri, ka kritikuar qeveinë duke thënë se në mënyrë sistematike po dështon të sigurojë shumicën e nevojshme për të miratuar politikat e veta në Kuvend.

Sipas tij, kjo qeveri është e paaftë për t’i siguruar votat e koalicionit dhe e pa interesuar për të punuar me opozitën, ajo është bërë emri i ri i statusquosë në Kosovë.

Postimi në Facebook:

Tashmë u bënë disa seanca radhazi, prej kur se qeveria e Avdullah Hotit në mënyrë sistematike po dështon të sigurojë shumicën e nevojshme për të miratuar politikat e veta në Kuvend.

Në vend se të zhbllokonte status-quonë, kjo qeveri minorene për nga numrat, po bëhet kështu bllokuesi më i madh i adresimit të nevojave të qytetarëve të Republikës. Madje si qeveri e paaftë për t’i siguruar votat e koalicionit dhe e pa interesuar për të punuar me opozitën, ajo është bërë emri i ri i statusquosë në Kosovë.

Qeverisja është domosdoshmëri publike por sot është e qartë si drita se qeveria e Avdullah Hotit nuk mund të qeverisë. Komoditetin e Avdullah Hotit në status-quo, po e vuajnë qytetarët e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat