Veliu takohet me ambasadorin e Hungarisë në Kosovë

Aktuale

Veliu takohet me ambasadorin e Hungarisë në Kosovë

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 15:01
Pamje nga takimi

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agim Veliu, priti në takim njoftues ambasadorin e Hungarisë në Kosovës, Jozsef Bencze.

Në këtë takim ministri Veliu e njofoi ambasadorin për zhvillimet e fundit në vend, menaxhimin dhe parandalimin e virusit COVID-19 dhe për situatën e përgjithshme të sigurisë.

Ministri Veliu theksoi se deri më tani ka ekzistuar një bashkëpunim i mirë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Hungarisë në koordinimin dhe shkëmbimin e informatave për parandalimin e të gjitha llojeve të krimit të organizuar.

Ndërsa ambasadori hungarez Jozsef Bencze vlerësoi lartë punën dhe angazhimin e ministrit Veliu në fushën e sigurisë si dhe shprehi gatishmërinë për thellim të bashkëpunimit mes të dy vendeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat