Hoti takohet me anëtarët e Bordit të Asociacionit të Komunave të Kosovës

Aktuale

Hoti takohet me anëtarët e Bordit të Asociacionit të Komunave të Kosovës

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 18:02
Pamje nga takimi

Kryeministri Avdullah Hoti ka takuar sot anëtarët e Bordit të Asociacionit të Komunave të Kosovës, me të cilët ka biseduar lidhur me bashkëpunimin ndërmjet Qeverisë dhe komunave.

Ai me këtë rast tha se bashkërisht janë të përkushtuar në përballje me sfidat e krijuara nga pandemia COVID-19.

“Asociacioni i Komunave të Kosovës, në çdo rast ka qenë në bashkëveprim dhe ka mbështetur vendimet e Qeverisë për parandalimin dhe zvogëlimin e pasojave të përhapjes së pandemisë COVID-19”, tha Hoti.

Hoti njoftoi të pranishmit për angazhimin e Qeverisë së Kosovës rreth programit për rimëkëmbje ekonomike, duke thënë se ky program do të ndikojë dukshëm në jetën e qytetarëve dhe bizneseve.

Anëtarët e Bordit të Asociacionit të Komunave të Kosovës, kanë shprehur vlerësimin për bashkëpunimin e mirë me Qeverinë, si dhe janë zotuar për angazhim të përbashkët, në krijimin e një situate sa më të qëndrueshme për zhvillimin e komunave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat