​Dumoshi i ofron mbështetje Federatës Sportive për të Verbër

Aktuale

​Dumoshi i ofron mbështetje Federatës Sportive për të Verbër

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 12:33
Pamje nga takimi

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, të mërkurën në përmbylljen e javës Evropian të Sportit, priti në takim Federatën Sportive për të Verbër, me ç’rast u zotua se do të ofrojë përkrahje për këtë kategori.

Menjëherë pas takimit Ministrja Dumoshi, mori pjesë në aktivitetin e këtyre të fundit të cilët i shoqëroi në lojën e shahut.

Ministrja e MKRS-së, ka theksuar se përfaqësimi i Kosovës nga Federata Sportive për të Verbër, në kampionatin botëror është arritje e madhe.

Dumoshi: Ju do ta keni mbështetjen tonë

“Ju uroj për aktivitetin tuaj të shahut, për të cilin keni një talent të shkëlqyer dhe e keni përfaqësuar Kosovën në kampionatin Botërorë, edhe jeni ardhë me rezultate të mira sepse Kosova e vogël me qenë në mesin e 20 vendeve të botës, është arritje shumë e mirë. Ju do ta keni mbështetjen tonë. Ju uroj për aktivitetin sot që e keni në shesh i cili ka domethënie, ne kemi kaluar 7 muaj pandemi dhe nuk ka pasur aktivitete, por e kemi tejkaluar dhe jemi me rezultate shumë të mira në këto ditë që ka edhe më pak të infektuar”, ka thënë Dumoshi.

Ndërsa, Kryetarja e Komunitetit Para olimpik, Njomza Emini, ka theksuar se në Kosovë personat me aftësi të kufizuar nuk i pengon asnjë aftësi që të jenë pjesë e garave ndërkombëtare. Derisa u shpreh mirënjohëse për përkrahjen e ministres Dumoshi.

Emini: Në Kosovë ka persona me aftësi të kufizuara, por që nuk i pengon asnjë aftësi që të jenë pjesë e garave ndërkombëtare

“Në Kosovë ka persona me aftësi të kufizuara, por që nuk i pengon asnjë aftësi që të jenë pjesë e garave ndërkombëtare. Kjo na lehtëson edhe më shumë neve si komitet para olimpik sepse mbështetjen që e kemi nga Ministrja Dumoshi, tregon qartë se sa është e përkushtuar që të mbështes fuqishëm këtë komitet...Jemi të lumtur që e keni menduar që edhe si komitet para olimpik aktiviteti për të verbër të jetë pjesë e javës Evropiane e cila tregon që në Kosovë ka talente ka sportist që duhet të promovohen”, ka thënë ajo.

Jave Evropiane e Sportit në Kosovë ka filluar më 23-30 shtator 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat