Ish-udhëheqësi i Lëvizjes Popullore të Kosovës, Ibrahim Kelmendi, ka reaguar kundër Baton Haxhiut.
Gazetari Haxhiu në një debat televiziv ka thënë se, dosjet që u publikuan dhe u dorëzuan në OVL-UÇK, janë dekonspirua nga vet Gjykata Speciale.
E për këtë Kelmendi përmes një postimi thotë se nëse don me ia qëllua, shkruaj të kundërtën që e thotë Baton Haxhiu.
“Nëse do t’ia qëllosh, shkruaj të kundërtën që shkruan Baton Haxhiu! Batoni: “dosjet i ka dekonspirua vet gjykata speciale..."”, shkruan Kelmendi në Facebook.
Ndryshe, Haxhiu në debatin e fundit televiziv, ka mbrojtur presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi nga Gjykata Speciale.
Kjo ishte befasia kur një njeri, bashkëpunëtor i Serbisë që tashëm njihet botërisht, Baton Haxhiu të mbron drejtorin politik të UÇK-së nga Specialja.
Nuk duhet harruar se bashkëpunëtori i Jovica Stanishiqit, Baton Haxhiu është dekoruar nga Thaçi me “Medaljen Presidenciale”.
Kjo është çudia më e madhe në Kosovën e çliruar se si një president vendi, në këtë rast Thaçi i cili ishte drejtor politik i UÇK-së, ka dekoruar me medalje bashkëpunëtorin e Serbisë.