Rrëfimi trishtues i veteranit të UÇK-së: Pësova dy sulme në zemër, kërkova ndihmë nga liderët, ata më...

Aktuale

Rrëfimi trishtues i veteranit të UÇK-së: Pësova dy sulme në zemër, kërkova ndihmë nga liderët, ata më...

Nga: A.M. Më: 30 shtator 2020 Në ora: 21:46
Jeton Sherifi

Kohëve të fundit, veterani i Ushtrisë çlirimtare të Kosovës, Jeton Sherifi, ka pësuar dy herë sulme në zemër, ku nga Spitali i Gjilanit ishte dërguar me urgjencë në QKUK.

Përmes një letre të hapur, ai ka treguar se gjatë një kontrolle në Spitalin e Prishtinës, një mjek e ka sugjeruar që të shkoj në një klinik private.

“Ditë më parë pata një sulm në zemër dhe u shtriva në spitalin e Gjilanit.  Mendimi i mjekëve ishte se duhet të dërgohem me urgjencë në spitalin e Prishtinës, ku më dërguan dhe me rekomandim të dr Hamzes. Duhet të bëhet koronografia, por kur më dërguan atje përveç një kontrolle nuk ndërmorën asgjë dhe më nxorën nga spitali. Një mjek më tha mund të shkosh në klinik private, nuk dua t`ia cek emrin. Pas tre dite (mbrëma) përjetova sulmin e dytë dhe jam i shtrirë në spitalin e Gjilanit, ku i falënderoj stafin mjekësor me mundësit e tyre që kanë”, ka thënë ai.

Për gjendjen e tij shëndetësore, Sherifi ka kontaktuar liderët e Anamoravës, por nuk e mori ndihmën e duhur.

“Kontaktova pothuajse të gjithë liderët e Anamoravës dhe asnjëri nuk qe i gatshëm të bëj asgjë edhe pse kam dhimbje po i përballoj disi por dhimbjen shpirtërore assesi”, ka thënë Shefiri.

Gjithashtu, ai ka potencuar se këtë letër nuk po e shkruan vetëm për vetën e tij, por për të gjithë veteranët.

“Po të ishin në pyetje familjarët e këtyre liderëve sigurisht se puna deri tash ishte kryer.

Ne jemi të dobishëm për ta vetëm në kohën e zgjedhjeve.

Nuk po e shkruaj vetëm për vete, por për të gjithë ata veteran, athua vallë për çka u munduan sepse jam i sigurt se nuk jam rast i vetëm unë.

Unë së paku mendoj se nuk e kam pritur ketë Kosovë,  në ketë gjendje, por fatkeqësisht kështu është realiteti, nuk jam i zhgënjyer për aq pak kontribut sa kam dhënë e din ata që më njohin por jam thellësisht i zhgënjyer me trajtimin të cilin po na bëhet sepse me emër të zotit dhe me bindje do ja bëj disi”, ka shkruar Sherfifi në shkrimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat