U zu mat duke marr ryshfet, u tha që është anëtar i VV-së, por del e vërteta

Aktuale

U zu mat duke marr ryshfet, u tha që është anëtar i VV-së, por del e vërteta

Nga: A.M. Më: 30 shtator 2020 Në ora: 23:01
Ilustrim

U tha që inspektori  i arrestuar i komunës së Prishtinës Gafurr Rexha është aktivist dhe kryetar i pikës së Vetëvendosjes në Rimanishtë-Qendra Prishtinë.

Këtë e ka demantuar Lëvizja Vetëvendosje- Qendra e Prishtinës përmes një komunikate për media.

Në komunikatë thuhet se ai ishte larguar nga VV-ja, ku kishte kaluar në PSD.

“Inspektori i Komunës së Prishtinës i arrestuar sot për ryshfet nuk është pjesë e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Ai është larguar nga Lëvizjes VETËVENDOSJE në kohën kur dolën ata që pastaj ju bashkuan subjektit PSD, pra ky person ka një kohë të gjatë që nuk është anëtar i Lëvizjes.

Çfarë ka ndodhur sot është dëshmi e asaj që e kemi theksuar në Konferenca për media tash e tre vite me radhë, në Komunën e Prishtinës po mundësohen ndërtimet e egra përmes korrupsionit.

Ftojmë autoritetet përkatëse të japin dënimin e merituar dhe të hulumtojnë të gjitha rastet e ngjajshme në Komunë”, thuhet në komunikatën për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat