Miftaraj demanton “Znaçkën” për këtë deklaratë

Aktuale

Miftaraj demanton “Znaçkën” për këtë deklaratë

Nga: A.Zh Më: 30 shtator 2020 Në ora: 23:36
Milaim Zeka

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka thënë se kryetari i Komitetit Parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë Milovan Drecun, nuk është në hetime nga Gjykata Speciale.

Reagimi i Miftarajt vjen pas deklaratës së ish-deputetit Milaim Zeka se ai ka informata që Drecun po hetohet për rrjedhje të dosjeve të Speciales, përcjell Bota sot.

Sipas Miftarajt, qytetarët nuk meritojnë të dëgjojnë “kopalla” nga njerëz që nuk kanë kompetencë e njohuri për punën e Speciales.

Reagimi i tij në Facebook:

Drecun nuk është në hetime.

Gjykata Speciale ka juridiksion lëndor, territorial, kohor dhe personal vetëm në raport me Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj.

Qytetarët e Kosovës nuk meritojnë me dëgjua kopalla nga njerëz që s’kanë as kompetencë, e as njohuri elementare e as informata lidhur me Gjykatën Speciale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat