Norvegjia mbështet të drejtën e Kosovës për të pasur liberalizim vizash

Aktuale

Norvegjia mbështet të drejtën e Kosovës për të pasur liberalizim vizash

Më: 5 tetor 2020 Në ora: 15:39
Meliza Haradinaj-Stublla, Ine Eriksen Søreide

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka njoftuar se ka marrë mbështetje nga Norvegjia për finalizimin e procesit të liberalizimin e vizave.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, pas telefonatës që ka zhvilluar sot me Ministren e Jashtme të Mbretërisë së Norvegjisë, Ine Eriksen Søreide.

“Në thirrjen e sotme telefonike me Ministren e Jashtme të Mbretërisë së Norvegjisë Znj. Ine Eriksen Søreide kërkova përkrahjen për finalizimin e procesit të Liberalizimit të Vizave me zonën Schengen ku Norvegjia bën pjesë, dhe gjeta mbështetjen e plotë për këtë proces”, ka shkruar ajo.

Haradinaj-Stublla ka treguar se me homologen e saj kanë shkëmbyer edhe pikëpamje rreth dialogut për njohje reciproke në kufijtë ekzistues me Serbinë, derisa ka falenderuar Norvegjinë për përkrahjen dhe partneritetin e vazhdueshëm. 

Postimi në Facebook:

Kosova është falenderuese ndaj Norvegjisë për përkrahjen dhe partneritetin e vazhdueshëm.

Në thirrjen e sotme telefonike me Ministren e Jashtme të Mbretërisë së Norvegjisë Znj. Ine Eriksen Søreide kërkova përkrahjen për finalizimin e procesit të Liberalizimit të Vizave me zonën Schengen ku Norvegjia bën pjesë, dhe gjeta mbështetjen e plotë për këtë proces.

Shkëmbyem pikëpamje edhe rreth dialogut për njohje reciproke në kufijtë ekzistues me Serbinë dhe u dakorduam se aspirata evropiane do të duhej të jetë katalizator për zgjidhjen e çështjeve të hapura mes Kosovës dhe Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat