Reagon Tërmkolli, kërkon të quhen serbët me termat “shkije”, “shkavella” e “shkina”

Aktuale

Reagon Tërmkolli, kërkon të quhen serbët me termat “shkije”, “shkavella” e “shkina”

Nga: A.Morina Më: 5 tetor 2020 Në ora: 15:31
Melihate Tërmkolli

Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli ka reaguar pas shprehjeve fyese të politikanëve serb ndaj shqiptarëve me termet "shiptari” e “shiptarka”.

Tërmkolli ka kërkuar të përdoret reciprociteti në këtë aspekt duke i quajtur serbë me termat “shkije”, “shkavella” e “shkina”.

"Nuk di pse po ankoheni! Nëse Vulini e Gjuriqi të thërret ty me termin “shiptari” e “shiptarka” ti ktheju atyre me “shkije”, “shkavella” e “shkina”", deklaroi Tërmkolli, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

Reciprocitet!

Nuk di pse po ankoheni! Nëse Vulini e Gjuriqi të thërret ty me termin “shiptari” e “shiptarka” ti ktheju atyre me “shkije”, “shkavella” e “shkina”. Me një të rame dy të vrame! Edhe u tregon zyrtarëve të Serbisë se ashtu dijmë e mundemi edhe ne dhe njëkohësisht e realizon planin e Albinit për reciprocitet! Pse jo?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat