Haradinaj pret në takim ambasadorin e Austrisë, diskutojnë mbi zhvillimet politike dhe dialogun për marrëveshje finale me Serbinë

Aktuale

Haradinaj pret në takim ambasadorin e Austrisë, diskutojnë mbi zhvillimet politike dhe dialogun për marrëveshje finale me Serbinë

Nga: A.SH Më: 5 tetor 2020 Në ora: 16:22
Foto nga takimi

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj Stublla, ka pritur në takim Ambasadorin e Austrisë në Kosovë Christoph Weidinger.

Ata kanë biseduar për zhvillimet politike dhe dialogun për marrëveshje finale me Serbinë, duke theksuar se koha e kompromiseve të Kosovës ka mbaruar, dhe tani është radha e Serbisë të dëshmojë përkushtim serioz nëse e dëshiron ecjen përpara drejt BE-së - rrugë e cila kalon nëpër Kosovë!

Postimi në Facebook:

Pas vizitës zyrtare në Vjenë, kisha kënaqësinë të mirëpres në takim Ambasadorin e Austrisë në Kosovë z.Christoph Weidinger.

Shkëmbyem pikëpamje mbi zhvillimet politike dhe dialogun për marrëveshje finale me Serbinë, ku theksova nevojën për vizion strategjik nga BE-ja për të vazhduar momentumin e krijuar në Washington me marrëveshjen e normalizimit ekonomik, si dhe për të përmbyllur dialogun me Serbinë me njohje reciproke në kufijtë ekzistues. Koha e kompromiseve të Kosovës ka mbaruar, dhe tani është radha e Serbisë të dëshmojë përkushtim serioz nëse e dëshiron ecjen përpara drejt BE-së - rrugë e cila kalon nëpër Kosovë!

Në rrafshin bilateral u zotuam të forcojmë bashkëpunimin ekonomik përmes mbrojtjes dhe nxitjes së investimeve austriake në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat