Zbulohen detaje të reja: LDK i ofron PDK-së, dy ministri dhe presidentin

Aktuale

Zbulohen detaje të reja: LDK i ofron PDK-së, dy ministri dhe presidentin

Më: 5 tetor 2020 Në ora: 18:11
LDK

(E plotësuar) - Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së LDK-së, e cila ishte mbledhur pa paralajmërim.

I pranishëm në këtë takim ka qenë edhe kryeministri Avdullah Hoti.

Nga kjo mbledhje nuk kanë dalur ende, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dhe kryeministrit i Kosovës, Avdullah Hoti, anipse anëtarët e tjerë janë larguar nga zyra e selisë qëndrore të LDK-së.

Burimet të medias brenda kryesisë së LDK-së kanë thënë se mbledhja e sotme ishte thirrur për diskutim të disa temave, por është diskutuar edhe zgjerimi i koalicionit qeverisës.

Në takim sipas burimeve është diskutuar edhe kriza brenda koalicionit dhe mënyra se si të tëjkalohen pengesat për kalimin e ligjeve në Kuvend.

Mëgjithatë sipas disa mediave tjera,  LDK i ofron PDK-së dy ministri dhe presidentin...

***

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së LDK’së, ndërsa ministri Arban Abarshi është deklaruar rreth diskutimeve që janë bërë.

Sekretari i Përgjithshëm i këtij subjekti, ka mohuar se në mbledhjen e kryesisë së LDK’së është biseduar rreth futjes së PDK’së në Qeverinë Hotit.

Arban Abrashi deklaroi se në këtë mbledhje kanë diskutuar për raportet me SHBA-në ndërsa theksoi se nuk ka qenë temë diskutimi përfshirja e PDK’së në qeveri.

Kjo mbledhje që ishte ftuar nga kreu i saj Isa Mustafa, edhe pse ka përfunduar nuk dihet nëse temë diskutimi ka qenë lidhja e një koalicioni me PDK’në, pasi që ka disa javë që koalicioni qeverisë po dështon në Kuvend të votojë ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.

Arban Abrashi, ka thënë se aty sot kanë diskutuar për punën e Qeverisë dhe zhvillimet e fundit në vend.

“Ka pasë fjalë të mira për punën e Qeverisë. Është përshëndetur puna e Kryeministrit Avdullah Hoti. Takimi ka qenë më shumë informativ dhe nuk kemi hyrë në tema të “nxehta”, jashtë punës së Qeverisë”, është shprehur Abrashi.

Çfarë po ndodhë? Isa Mustafa mbledh kryesinë e partisë

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së LDK-së.

Kjo mbledhje që ishte ftuar nga kreu i saj Isa Mustafa, edhe pse ka përfunduar nuk dihet nëse temë diskutimi ka qenë lidhja e një koalicioni me PDK-në, pasi që ka disa javë që koalicioni qeverisë po dështon në Kuvend të votojë ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.

I pranishëm në këtë takim ka qenë edhe kryeministri Avdullah Hoti.

Derisa anëtarët e kryesisë kanë dal jashtë zyrave të selisë qeëndrore, në “Qafa”, Mustafa e Hotit ende nuk kanë dalur jashtë.

***

Media nga burimeve brenda LDK’së mëson se ky takim është thirrur për disa arsye, një ndër to edhe përmirësimi i raportove me SHBA’në.

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës është mbledhur, pa paralajmërim, mbrëmjen e së hënës.

Burimet brenda kryesisë së LDK’së thonë se mbledhja e sotme është thirrur për diskutim të disa temave.

Image

 “Është takim i rregullt i Kryesisë së partisë. Është takim i rregullt, pasi për shkak të pandemisë nuk kemi mundur të takohemi. Është vlerësuar puna e Qeverisë dhe ministrave, po ashtu edhe përmirësimi i marrëdhënieve me SHBA’në”, ka thënë ky burim.

Në selinë e LDK’së në Prishtinë tashmë kanë arritur disa prej anëtarëve të saj.

Aty shihen nënkryetarët Agim Veliu, Imri Ahmeti; ministrat Arban Abrashi, Besian Mustafa, Hykmete Bajrami dhe të tjerët.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat