Zyrtari i VV-së: Edi Rama shqiptarët dhe serbët i sheh njëlloj

Aktuale

Zyrtari i VV-së: Edi Rama shqiptarët dhe serbët i sheh njëlloj

Nga: A.Morina Më: 5 tetor 2020 Në ora: 18:01
Edi Rama

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi ka reaguar ashpër ndaj Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama lidhur me deklaratat e tij ndaj shqiptarëve të Kosovës.

"Sipas Ramës, janë ekstremistë ata në Prishtinë, që kërkojnë që shqiptarët të kenë sovranitet mbi vendin e tyre, aq sa çdo popull tjetër, dhe ata në Beograd, të cilët kërkojnë që serbët të kenë sovranitet mbi vendin e shqiptarëve", deklaroi Zaimi, përcjell "Bota sot".

Zaimi tha se Rama po e vlerëson njëlloj pushtuesin e çliruesin.

Postimi i plotë

Sipas Ramës, janë ekstremistë ata në Prishtinë, që kërkojnë që shqiptarët të kenë sovranitet mbi vendin e tyre, aq sa çdo popull tjetër, dhe ata në Beograd, të cilët kërkojnë që serbët të kenë sovranitet mbi vendin e shqiptarëve.

Pushtuesi e çliruesi njëlloj sipas Ramës. Pse? Sepse shajnë Ramën.

Hegeli shkruante “syri që sheh ligësi kudo, e ka të ligën brenda”. Në rastin e Ramës, “syri që sheh kudo ekstremistë”, mos mendoni se është vetë i moderuar. Jo, jo, ai është ekstremist i sharlatanizmit, mungesë ekstreme e dinjitetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat