Thirrja urgjente për Qeverinë e Avdullah Hotit nga Berat Buzhala: Ky monstrum politik, të suspendohen takimet me serbët

Aktuale

Thirrja urgjente për Qeverinë e Avdullah Hotit nga Berat Buzhala: Ky monstrum politik, të suspendohen takimet me serbët

Nga: N. H Më: 5 tetor 2020 Në ora: 19:28
Berat Buzhala

Gazetari dhe njëherit edhe analist, Berat Buzhala, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka bërë një thirrje urgjente për Qeverinë Hoti.

Ai ka thënë se çdo takim me palën serbe duhet të suspendohet, derisa për sa kohë në atë kabinet bën pjesë ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, të cilin e ka quajtur si monstrum politik.

Buzhala deklaratat e fundit të Vulin i quan të patolerueshme, gjersa shkruan se Serbia për 100 vjet ka vrarë shqiptarë, e diskriminuar, duke na quajtur ‘shiptari’.

“Qeveria e Kosovës duhet me e suspendu çdo takim me zyrtarët e Serbisë për sa kohë në atë kabinet bën pjesë ky monstrum politik. Kjo është e patolerueshme. Për 100 vjet na kanë vra, diskriminu, segregu, duke na quajtur ‘shiptari’”, shkruan Buzhala në llogarinë e tij në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat