​Qeveria vendos për ndryshimin e statutit të kompanisë së ujësjellësit Bifurkacioni

Aktuale

​Qeveria vendos për ndryshimin e statutit të kompanisë së ujësjellësit Bifurkacioni

Më: 7 tetor 2020 Në ora: 16:53

(E plotësuar) - Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për shfuqizimin e koncept- dokumentit për themelimin e Agjencisë për Integrime Evropiane.

Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj është emëruar si anëtar i Qeverisë në punimet e Kuvendit të Kosovës.

Po ashtu, qeveria ka marrë vendim për ndryshimin e statutit të kompanisë rajonale të ujësjellësit ‘Bifurkacioni’ nga ndërmarrja publike lokale në ndërmarrje publike qendrore

***

Qeveria e Kosovës do të zhvillojë sot mbledhjen e radhës.

Në mbledhjen e 34-të të Qeverisë Hoti e cila pritet të nis në ora 17:00 janë gjithsej  15 pika të rendit të ditës.

Media ka arritur të sigurojë Rendin e Ditës, ku ndër të tjerash bëhet e ditur se do shqyrtohet Projekt-Rregullorja për Grupet e Produkteve të cilat janë subjekt i Mbikëqyrjes Inspektuese (MTI).

Tutje do të bëhet edhe shqyrtimi i Propozim-vendimit për nominim e tre përfaqësuesve të Qeverisë në Këshillin Konsultativ për Komunitete.

“Shqyrtimi i Propozim-vendimit për shfuqizimin e Vendimit të Qeverisë Nr.09/24 të datës 14/08/2020 për aprovimin e Koncept-Dokumentit për themelimin e Agjencisë për Integrim-Evropian (ZKM)”.

Në mbledhjen e nesërme Qeveria do të bëj edhe Shqyrtim-Propozim vendimin për ndryshimin e statusit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit  Bifurkacioni nga Ndërmarrja Publike Lokale Ë Ndërmarrje Publike Qendrore.

“Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndarjen e mjeteve financiare për zbatimin e masave të rimëkëmbjes ekonomike”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat