“Mbetje primitive”- Zafir Berisha me akuza të forta në drejtim të Lëvizjes Vetëvendosje

Aktuale

“Mbetje primitive”- Zafir Berisha me akuza të forta në drejtim të Lëvizjes Vetëvendosje

Më: 10 tetor 2020 Në ora: 13:10
Zafir Berisha

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Zafir Berisha, me anë të një shkrimi në Facebook ka adresuar kritika të ashpra në drejtim të VV-së.

Berisha i ka quajtur një grumbull mbetjesh primitive që iu bëjnë lavazh truri aktivistëve që më pas t’i manipulojnë.

Berisha ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje po paraqitet se nuk di asgjë rreth propagandës e cila po përkrahet edhe nga agjentura serbe-ruse.

Postimi i plotë:

Një grumbullë mbetjesh primitive në shoqërin tonë, janë bashkuar në një sektin politik dhe për vite të tëra praktikojn propaganda të modelit Joseph Goebbels për të linquar rivalët politik, në përpjekjet për t’i bërë “lavazh trurit” të militantëve me qëllimin për me i manupuluar dhe pastaj me i përdorën në ambiciet djallëzore të sektit të tyre!

“Shpërlarja e trurit” është dukuri të cilës as shkenca për momentin nuk është duke i dhën përgjegje, prandaj dezifektimi i k’saj dukurie ēshtë shumë jetike për shoqërin kosovare.

Gjithë k’saj propagande e cila po përkrahet edhe nga agjentura serbe-ruse e për të cilën VV po paraqitet se nuk di gjë, duhet t’ përgjigjemi sipas një thënje popullore “pyka e drurit e qanë drurin”!
Zafa

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat