Loshi: Mustafa po e kërcënon prokurorin e rastit të Rugovës me auditim për punën e tij

Aktuale

Loshi: Mustafa po e kërcënon prokurorin e rastit të Rugovës me auditim për punën e tij

Nga: A.Zh Më: 11 tetor 2020 Në ora: 18:53
Liri Loshi

Ish-mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Liri Loshi, ka thënë se kryetari i LDK-së Isa Mustafa dhe avokati Besnik Berisha, do të duhej të tregonin sot të vërtetën në lidhje me arrestimin e nënkryetarit Haki Rugova.

Ai ka thënë se Mustafa e ka kërcënuar prokurorin e rastit me auditim për punën e tij, derisa ka kritikuar edhe avokatin Berisha për deklaratat e tij ndaj prokurorit.

Sipas Loshit, gjyqësori është pushtet i pavarur dhe shantazhimi i tij duhet të ndëshkohet me ligj, përcjell Bota sot.

Reagimi i plotë i Loshit në Facebook:

Avokati Besnik Berisha nuk paska arritur që ta bind trupin gjykues se Haki Rugova është i pafajshëm! Njeriut i është caktuar arresti shtëpiak nga Gjykata e jo nga prokurori. E ky, jo prokurori ka bërë krim, jo m’the e të thashë.

Pastaj Isa Mustafa kërcënon prokurorin me auditim për punën e tij! Kësaj, shqip i thonë, hiq dorë nga akuza, ose do të të luftojmë me krejt mundësitë që kemi. E kur partia jote është në pushtet mundësitë janë të mëdha me shantazhu një prokuror.

Lidhja Demokratike nuk po sillet në mënyrë demokratike. Gjyqësori është pushtet i pavarur dhe shantazhimi i tij duhet të ndëshkohet me ligj.

Ka mjaftuar që Isa Mustafa dhe Besnik Berisha sot vetëm ta thoshin të vërtetën e tyre për publikun. Çdo koment tjetër është interferim në punën e drejtësisë. Kjo i lejohet një avokati, por jo edhe një zyrtari të lartë politik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat