Dyshimet për 16 varre masive me shqiptarë në Serbi, kërkohet ndërprerja e dialogut

Aktuale

Dyshimet për 16 varre masive me shqiptarë në Serbi, kërkohet ndërprerja e dialogut

Nga: A.Zh Më: 11 tetor 2020 Në ora: 19:58
Liderët serbë

Jetlir Zyberaj, këshilltar i kreut të AKR-së Behgjet Paollit, ka kritikuar institucionet e Kosovës, që nuk po ndërmarrin asgjë pas deklaratave të zyrtarëve serbë, lidhur me varret e shqiptarëve të vrarë në luftën e fundit në Kosovë.

Ai ka kërkuar që të ndalet dialogu, derisa Serbia të hapë arkivat e saj dhe Bashkimi Evropian të fillojë një hetim ndërkombëtar mbi varret masive në Serbi, përcjell Bota sot.

Sipas tij, nëse kjo do të ndodhte në Kosovë, Serbia madje do të thërriste Këshillin e Sigurimit.

Reagimi i tij në Facebook:

Çedomir Jovanoviqi dhe Ish-kryetari i Parlamentit të Vojvodinës njëherësh kryetar i Lidhjes Socialdemokrate, Nenad Çanak, në një debat televiziv kanë folur për ekzistimin e varrezave masive të shqiptarëve në Serbi.

Canak deklaroi se atëherë, Zoran Gjingjiqi tha këtë punë duhet hetuar, por nuk duhet dhënë shumë publicitet, sepse kush do të investojë në një shtet ku sa herë që të mihësh tokën do ta nxjerrësh një kafkë.

Kur doli ky informacion dhe debati në Serbi po vazhdon, nxiti Ivica Daçiç të kërcënojë ata serbë që zbulojnë këto më shumë se 16 varre masive të shqiptarëve të ekzekutuar nga ushtria, policia dhe paraushtarakët.

Ndërkaq, politike të Kosovës kanë vendosur të heshtin dhe nuk ndërmarrin asnjë veprim.

Kosova nuk mund ta heshtë këtë çështje që tregon krimet e tmerrshme dhe ndërmarrjen e përbashkët kriminale në kohën e Millosheviqit dhe post-Millosheviqit. Është thelbësore që dialogu të ndalet derisa Serbia të hapë arkivat e saj dhe BE të fillojë një hetim ndërkombëtar mbi varret masive në Serbi.

Nëse kjo do të ndodhte në Kosovë, Serbia madje do të thërriste Këshillin e Sigurimit dhe Ambasadorët e BE dhe SHBA do të mbushnin Twitter-in e tyre me komente se si Kosova nuk duhet të fshehë krimet. Por ata nuk thonë asnjë fjalë kundër Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat