Mojsilovip: Situata e sigurisë stabile – rreziku më i madh Kosova , situata lehtë mund të shkojë tatëpjetë

Aktuale

Mojsilovip: Situata e sigurisë stabile – rreziku më i madh Kosova , situata lehtë mund të shkojë tatëpjetë

Nga: Fatmir Beka Më: 11 tetor 2020 Në ora: 21:41
Milan Mojsiloviç

Situata e sigurisë në Serbia aktualisht është stabile, pjesërisht e paparashikuar sepse varet nga tjerët, jo nga ne ka deklaruar krye-shefi i gjeneral-shtabit Milan Mojsiloviç shkruan “Kurir” transmeton “Bota Sot”.

Ai ka përmendur sfidat e pranishme dhe rreziqet, sepse regjioni ka probleme të sigurisë, duke nënvizuar çështjen e Kosovës si sfidë e sigurisë, për çka ka prani ndërkombëtare në atë pjesë të territorit.

Mojsiloviç ka thënë në TV Prva,se në situatën e krizës gjithçka mund të shkoj tatëpjetë dhe të rrëshqas që aktualisht është e kontrolluar. “Fakti se gjendja në terren është në patronim të OKB-së” ",tha ai.

Ai përmendi incidentet e ditëve të fundit dhe frikësimin ndaj popullatës serbe, duke vlerësuar se është mirë që aty ka forca ndërkombëtare që kanë obligim edhe përgjegjësi për pjesën e territorit që kontrollon.

"Ne tregojmë për problemet, përpiqemi të jemi partner të KFOR-it në terren” tha Mojsiloviç.

Ai falënderoi shtetin dhe presidentin për atë që po ndërmarrin lidhur me zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe nënvizoi se është mirë që ushtria nuk ka rolin kryesor në atë çështje.

"Ne stërvitemi për të u mbrojtur, që të jemi gjithnjë të gatshëm për të gjitha rreziqet, por mendojmë se gjërat primare duhet të jenë nga një sfidë tjetër ", nënvizoi Mojsiloviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat