Hoti e Abrashi sot vizitojnë Vitinë

Aktuale

Hoti e Abrashi sot vizitojnë Vitinë

Më: 12 tetor 2020 Në ora: 07:22
Hoti/ Abrashi

I pari i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti i shoqëruar nga ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi do ta vizitojnë sot komunë e Vitisë.

Hoti e Abrashi do të priten nga kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti.

Pas vizitës me kryetarin Haliti, Hoti e Abrashi do të marrin pjesë edhe në nisjen e punimeve në "Rehabilitimin e Rrugës N25.3 Kllokot-Gjilan, Projekti i Rrugëve Regjionale, Lot 2”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat