Behgjet Pacolli flet rreth postit të presidentit, ky është qëndrimi i tij

Aktuale

Behgjet Pacolli flet rreth postit të presidentit, ky është qëndrimi i tij

Nga: D.RR Më: 12 tetor 2020 Në ora: 08:44
Behgjet Pacolli

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli në një postim në Facebook ka folur rreth temës aktuale politike, postit të presidentit, përcjellë “Bota sot”.

Ai mendon se tani nuk duhet të flitet për presidentin, pasi sipas tij Kosova e ka presidentin.

Pacolli ka kërkuar unitet të partive politike, duke i lënë anash interesat personale.

Postimi i tij i plotë:

Pozicioni i partive politike duhet të ishte i qartë ...
Tani mos te flitet për Presidentin, ne e kemi Presidentin!

Tani është momenti i fundit dhe shpresoj fort që të gjithë liderët politiak njëherë e përgjithmonë të lënë anash interesat personale, klanore dhe partiake dhe të kontribojnë për të mirën e vendit. Tani më shumë se kurrë, Kosova ka nevojë për unitet dhe punë të sinqertë të të gjithëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat