Rreth 200 mijë polica sigurimi janë shitur më pak se vitin e kaluar

Aktuale

Rreth 200 mijë polica sigurimi janë shitur më pak se vitin e kaluar

Nga: G.B Më: 12 tetor 2020 Në ora: 19:21
Ilustrim

113.232 polica kufitare sigurimi janë shitur gjatë 8 muajve të parë të këtij viti.

Kjo është bërë e ditur nga Byroja Kosovare e Sigurimit përmes një njoftimi në Facebook, përcjell Bota sot.

Referuar të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës, BSK njofton se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar janë shitur 307.488 polica sigurimi.

Pra, në periudhën e njëjtë kohore, sivjet kemi 194,256 polica më pak.

Njoftimi i plotë në Facebook:

Referuar të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës shihet se gjatë 8 muajve të parë të këtij viti janë shitur gjithsej 113.232 polica kufitare sigurimi, derisa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar janë shitur 307.488 polica sigurimi. Pra, në periudhën e njëjtë kohore, sivjet kemi 194,256 polica më pak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat