Limaj takon Lajçakun

Aktuale

Limaj takon Lajçakun

Më: 14 tetor 2020 Në ora: 16:46
Pamje nga vendi i ngjarjes

Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak në vazhdën e takimeve me liderët politikë në Kosovë ka pritur në zyrat e BE-së në Prishtinë kreun e Nismës, Fatmir Limaj.

Diplomati i BE-së me këtë të fundit pritet të diskutojë për ecurinë dhe vazhdimësinë e dialogut me Serbinë.

Ndërsa pas tij pritet të takohet me liderin e AKR-së, Behgjet Pacolli.

Lajçak gjatë qëndrimit në Kosovë ka zhvilluar takime me krerët institucionalë dhe ata politikë.

Derisa nesër në përmbyllje të qëndrimit treditor pritet të mbajë konferencë për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat