E konfirmon Vjosa Osmani, po hap parti të re

Aktuale

E konfirmon Vjosa Osmani, po hap parti të re

Më: 15 tetor 2020 Në ora: 21:58
Vjosa Osmani

(E plotësuar) - Vjosa Osmani ka deklaruar për herë të parë se në zgjedhjet e ardhshme do të kandidojë me inciativën e saj.

“Në zgjedhjet e ardhshme do të jetë Lista jonë’ tha Osmani.

Sa i përket të ardhmes time të politikës nuk brengosem fare sepse ne jemi që 20-25 vite duhet të lëshojmë rrugën edhe për të tjerët.

Sa i përket zgjidhjes së Presidentit, Osmani deklaroi se koalicionit humbës nuk duhet t’i lejojmë të bëjnë dy të tretat e votave për zgjedhjen e Presidentit.

A i uroi shërim të shpejtë Mustafës pas infektimit me Covid-19? Tregon Osmani

Përkundër prishjes së marrëdhënieve me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën, ish-nënkryetarja e kësaj partie Vjosa Osmani thotë se i ka uruar shërim të shpejtë.

Osmani në një intervistë me Çim Pekën, tha se ka qenë në kontakt me njerëz të afërt të Mustafës.

“Në momentin e parë që e kam marrë vesh që është infektuar, i kam uruar shërim, pastaj edhe kur është shëruar. Vazhdimisht kam qenë në kontakt me njerëzit e tij të afërt”, tha ajo.

Mes tjerash, Osmani ka thënë se është personi i parë që u përjashtua nga partia, për këto 30 vite.

Vjosa Osmani ia përgjigjet Fatmir Sejdiut: Pse nuk po tregon si e mashtroi Hashim Thaçi?

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani iu është përgjigjur deklaratës së ish ‘presidentit Fatmir Sejdiu ë ka thënë se është tradhtuar nga ajo për çështjen e posteve pas zgjedhjeve të gjashtë tetori.

Osmani ka deklaruar se ish-presidenti Sejdiu ka folur për tradhti pa pasur asnjë argument të vetëm.

“Fatmir Sejdiu nuk mund të flasë për tradhti në këtë mënyrë, pa treguar ku e kam tradhtuar, pa asnjë argument të vetëm, përkundrazi Fatmir Sejdiut kur të gjithë ja kanë kthyer shpinën, unë kam dalë e kam mbrojtë”, ka thënë ajo në Tv Syri.

Kryetarja e Kuvendit ka thënë se vetë Sejdiu është tradhtuar nga presidenti Hashim Thaçi, mirëpo, ajo thotë se për këtë çështje nuk po flet ish’kreu i LDK’së.

“Në kohën kur është marrë vendimi për Gjykatën Kushtetuese, ai nuk thotë gjëra, unë akoma po e pres kohën kur ai është mashtruar nga Hashim Thaçi e kam parë më sytë e mi, pse nuk po del të thotë. Z.Sejdiu më ka thënë a kam marrëveshje me Isa Mustafën për poste, unë i kam thënë jo, dhe ja kam treguar të vërtetën”, ka thënë ai.

Vjosa Osmani tregon se çfarë e bashkon dhe e ndan me Albin Kurtin

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, deputete e dalë nga listat e LDK-së, aktualisht e bashkuar me Lëvizjen Vetëvendosje, ka treguar se çfarë e ndan dhe e bashkon me Albin Kurtin.

Gjatë intervistës së dhënë për ‘Çim Peka Live’ Osmani ka treguar se dallimi kryesor mes tyre është ai ideologjik.

Çfarë ju ndan politikisht me Albin Kurtin?

Na ndan ideologjia partiake. Kurti beson në ideologjinë e majtë, unë në atë të djathtë. Kemi pasur dallime edhe tek politika e jashtme. Nuk kemi pasur dallime edhe kur kemi garuar si kundërshtar, tek lufta ndaj korrupsionit dhe krimit. Edhe tek programi shëndetësor kemi pasur të njëjtin program.

Ne sot kemi një armik të përbashkët që është kapja e shtetit dhe deri sa të mundim këtë armik, dallimet mes njëri-tjetrit i kemi sheshuar.

Edhe pse ishit dy politikanët më të votuar nuk mundët të qeverisnit? A keni mësuar nga eksperienca LDK-LVV?

Unë mendoj se është e mirë që Kurti dhe unë nuk kemi hequr dorë nga parimet themelore që na kanë sjellë këtu. Se çfarë ka mësuar ai nga ato ditë, mund të përgjigjet vetë. Unë mund të them se kam mësuar shumë nga ato gabime. Kurdo që të jetë qeverisja e ardhshme mund të bëhen të dyja gjërat njëkohësisht, stabilimi i koalicionit dhe shkapja e shtetit.

A do të kandidojë për Presidente?/ Ja çfarë thotë Vjosa Osmani

Në një intervistë për Çim Peka Live, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur edhe për mundësinë për të qenë Presidente e Kosovës.

Pjesë nga deklarata e saj:

Nuk ka të bëjë farë me mëshirën.

Po për njohjen e legjitimitetit burimor që ka Vjosa Osmani dhe Albin Kurti në Kosovë.

E kemi një President jolegjitim po kështu edhe një kryeministër jolegjitim.

Për çfarë na duhen votat kur në orët 12 bëhen të pavlefshme.

Kjo duhet të kthehet te burimi i sovraniteti,

Unë kam i bërë të ditur Vetëvendosjes, që nëse duan ta zëvendësojnë kryetaren e Kuvendit, u duhen 5 minuta.

Unë jam me njerëzit siç kam qenë gjithmonë me ta.

Natyrisht për veprimet politike, nuk mund t'i gjesh të gjithë të kënaqur.

Por, jam e bindur që vendi ka nevojë për politikanë të përgjegjshëm që nuk ua mbyllin derën ditën që përfundojnë zgjedhjet.

Nuk e kam fare hallin te vetja.

Shembulli që japim është më i mirë se votat që do marrim në zgjedhjet e ardhshme.

Nuke kam fort hallin te zvogëlimi.

Çka është me rëndësi për mua, është se njerëzit më të mirë na ka mbetur jashtë partive politike.

Nuk e kam menduar asnjëhërë çështjen e të qenit Presidentit.

Është një pyetje e papritur.

Në aspektin parimor, unë shikoj zgjedhjen e drejtpërdrejtë.

Unë besoj që një platformë humbëse nuk duhet ta propozojë presidentin.

Nuk do ta kishin të vështirë ta refuzonin një gjë të tillë, sepse i dinë dallimet që kemi.

Raporti i LDK-së me mua, e bën një skenar të pamundur.

Është një rrethanë hipotetike, ma bën të qartë që nuk duhet të pretendoj.

Isa Mustafa nuk është si ju, nuk besoj që do të vijmë deri te ai moment.

Osmani: Gabova që kandidova për kryeministre pa qenë kryetare e LDK’së

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka thënë se ka gabuar që ka kandiduar për kryeministre nga LDK.

Duke përmendur gabimet që i kushtuan në zgjedhje, ajo thotë se deri një javë para zgjedhjeve po printe ajo në sondazhe por humbi në javën e fundit nga VV. Gjithsesi, Osmani thotë se ka gabuar që ka kandidaur për kryeminsitre pa qenë kryetare e partisë.

“Mendoj që kanë qenë një numër i gabimeve të vogla. Gabimi themelor ka qenë se kam pranuar të kandidohem për kryeministre pa qenë kryetar e partisë. Nga nuhatja që i kam bërë gjatë viteve elektoratit dhe partisë, shumica dërmuese ka menduar se nuk do të vendosë unë por do të vendosë kryesia e vjetër. Këto gjëra i përmendte vetë Mustafa, kur thoshe edhe se nuk i kemi rënë pishman që e kemi zgjedhur Thacin president, në kohën kur ne po mundoheshim të bindnim votuesin se do të luftojmë korrupsionin”, ka thënë ajo.

“Përkundër insistimit tim, partia ime e kishte shtyer shumë gajtë që do të kandidoja unë për kryeministër. Për partitë tjera është ditur gjatë. Vetëm në LDK, duke e ditur kohën e vogël”, shtoi ajo.

***

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka folur në lidhje me përjashtimin e saj nga strukturat e LDK-së.

Osmani tha se dyert e LDK-së janë mbyllur për të dhe se e kanë përjashtuar nga të gjitha strukturat e partisë.

Tutje Osmani theksoi se asaj nuk iu lejua të thonte asgjë vetëm u përjashtua.

“Unë jam përfaqësuese e qytetarëve të Kosovës. Për më se 20 vite jam aktivisht në Lidhjen Demokratike të Kosovës.Tani së fundi dyert e LDK-së janë mbyllur për mua. Nuk pritën që unë të marr ndonjë vendim por vendosën ata dhe më përjashtuan nga pozitata e partisë. Ka qenë vendim i LDK-së të më largojë nga pozitat vendimarrëse. Eshtë hera e parë në këto 30 vite që merret një vendim për të larguar dikë. Nuk e kam pritur një vendim të tillë, është absurditet në vetvete. Unë akoma nuk i kamë parë votat, duke i fshehur të gjitha emrat e Këshillit të Përgjithshëm. Edhe ata që i vendosin në Gijotinë , të dënuarit me vdekje i pyesin nëse kanë për të thënë ndonjë fjalë të fundit. Nuk e kam ditur se shkojnë deri në një absurditet të tillë. Ku vendim është një kërcënim për të gjithë ata që mendojnë ndryshe” tha Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat